Luiza Gega është e pamposhtur. Teksa ka fituar garën e 3 mijë metrave me pengesa në Kampionatin Evropian të Atletikës që po zhvillohet në Krakow të Polonisë, ajo ka fituar në divizionin e tretë të garës, teksa e ka mbyllur me kohën 9:17.31.
Me këtë fitore, Gega barazohet me kampionen bullgare Ivet Lalova-Collio me 11 fitore në historinë e kampionateve të ndryshme evropiane, teksa dy herë ka dalë në vendin e dytë. Veç suksesit, Gega ka vendosur edhe rekord për femrat me kohën e saj.
Dje Gega fitoi edhe në garën e 5 mijë metrave, teksa dita e sotme ishte kryesore për atleten kuqezi, që fitoi në disiplinën e saj në 3 mijë metra me pengesa.