Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Luiza Gega fiton Maratonën e Prishtinës dhe vendos rekord të ri kombëtar

15:07 / September 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto luiza1727006250 750x449 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luiza Gega ka dalë fituese në Maratonën “Prishtina 2024”. Atletja shqiptare zuri vendi e parë më garën prej 42 kilometrash, duke lënë pas atletet nga Kenia, që njihen për vrapime të gjata.

Ajo mbylli garën për 2 orë e 35 minuta e 7 të qindta, duke arritur një rekord kombëtar. Kjo ishte hera e parë që atletja nga Shqipëria arrin të triumfojë në një maratonë.

“Është kënaqësi shumë e madhe. Nuk jam shumë për maratonë, por mendoj se ka ardhur koha të testohem në garat e rrugës. Ky është një fillim i ri për mua. Sot vendosa rekord shtetëror për Shqipërinë. E shijova shumë itinerarin e garës. Organizimi ishte shumë i mirë. Kishte shenja treguese, polici”.

“Prisja konkurrencë më të madhe. Vajzat nga Kenia janë shumë të mira. Kam vrapuar me një vajzë që ishte në 21 kilometra, kur ajo u kthye më erdhi keq të ulja ritmin dhe vazhdova. Sot më shumë erdha për ta përshkuar distancën. Në kilometrin e 35-të pata pak vështirësi, por që e kalova. Kjo është maratona ime e dytë në karrierë, por jo edhe e fundit. Do të jem në Tiranë muajin tjetër”, tha ndër të tjera Gega.

Gega garoi edhe në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në disiplinën 3000 metra me pengesa, sidoqoftë nuk ia doli të sigurojë një vend në finale, ndërsa kujtojmë se Gega është kampione e Europës në 3000 metra me pengesa.

luiza gega Prishtina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.