Mbaruan dronët, tani fansat e Luiz Ejllit kanë nisur me kupa. Gjatë ditës së sotme një trofe ngjyrë floriri ka rënë nga qielli drejt e në oborrin e shtëpisë së “Big Brother Vip”.
Në këtë trofe ishte një dedikim për Luizin ku shkruhej: Luiz Ejlli, fitues i “BBV2”. Luiz, je fitues i padiskutueshëm. Respekte nga çunat e Brrakës”.
Mirëpo në momentin që ky trofe ra në oborrin e “BBV”, ishte Olta Gixhari ajo që e pa dhe e mori. Jo vetëm kaq aktorja e fshehu kupën, që Luizi të mos e shikonte. Sigurisht një gjest i tillë tregon mbështetjen nga jashtë për këngëtarin dhe diçka e tillë, Oltës nuk i leverdis ta marrë vesh Luizi.
Kujtojmë që më herët një zarf i zi ka ardhur në shtëpinë e “BBV”, për të ndëshkuar banorët. Olta, Luizi, Armaldo dhe Kristi janë katër konkurrentët të cilët i pret një ndëshkim nga zarfi i zi, të cilin do ta mësojmë ditën e nesërme.
Nuk e dimë sa do të penalizojë ndëshkimi i zarfit lojën e tyre, megjithatë duket se çdo ditë e më tepër rrjedha e situatave në shtëpi po ndryshon. Me ardhjen e banorëve të rinj, edhe ata që ishin “armiq të përbetuar” (Luizi dhe Olta), janë bërë bashkë për të ruajtur ‘bërthamën’ e banorëve, siç ata e quajnë.