Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko shprehu rëndësinë dhe nevojën për ndaljen e gjakderdhjes në Ukrainë dhe fillin e bisedimeve për paqe.
Gjatë një takimi të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive në Jerevan, Lukashenko krahasoi ngjarjet në Ukrainë me një vorbull që po forcohet, e cila po tërheq gjithnjë e më shumë vende dhe po krijon probleme të reja.
“Ne duhet të ndalojmë këtë gjakderdhje dhe të fillojmë bisedimet e paqes. Pyetja është nëse Ukraina do të lejohet të ulet në tryezën e bisedimeve.”
“Vendet perëndimore na kanë akuzuar dhe vazhdojnë të na akuzojnë për të gjitha mëkatet vdekjeprurëse. Ata po përpiqen me të gjitha forcat ta tërheqin Bjellorusinë në këtë konflikt, edhe pse vetë janë “deri në vesh” në të. Mijëra ushtarë ukrainas po trajnohen sipas programeve të NATO-s. Kiev është duke u furnizuar me armë perëndimore dhe teknologji ushtarake .”