Lideri i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko, ka deklaruar se NATO kishte në plan të sulmonte Bjellorusinë dhe Rusinë në fillim të vitit të shkuar.
“Në të ardhmen e afërt do të publikojmë fakte se si NATO duhej të vinte në kufirin e rajonit të Smolenskut pas vitit 2020, të merrte pushtetin në vendin tonë dhe të fillonte një luftë kundër Rusisë nga Donbas-i”, tha Lukashenko.
Kujtojmë se Lukashenko është një nga mbështetësit më të mëdhenj të Putinit, referuar edhe agresionin e nisur ndaj Ukrainës.