Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

Lulja juaj sipas shenjës së horoskopit

15:57 / July 30, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 00521adfcaf51b61db0098dc5af7f23d
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dashi

Është shenjë e zjarrit me planet dominues Marsin. Të lindurit e kësaj shenje janë njerëz të guximshëm, plot iniciativë dhe në kërkim të gjërave dhe emocioneve të reja. Meqë janë të prirur për të qenë lider dhe jo të udhëhiqen nga të tjerë. Lulja e tyre është narcizi për të vlerësuar anën e tyre pak vanitoze.

Demi

Shumë pasionantë, posesivë dhe sensualë të lidhur me Tokën dhe me natyrën. Lulja e tyre është trëndafili që përfaqëson ëmbëlsinë rrethuar me gjemba, një bimë e vështirë për tu kuruar që të shpon nëse do ta këputësh por pikërisht prej kësaj vështirësie kosiderohet e cmuar dhe unike.

Binjakët

Shenjë e ajrit me ndikim të madh të planetit Mërkur, janë të lidhur me mendimin, dijen. Karakteristika kryesore e të lindurve të kësaj shenje është personaliteti i dyfishtë, ndryshueshmëria e humorit si “petale dhe gjemba”. Lulja që simbolizon të lindurit e kësaj shenje është zambaku i cili përfaqëson elegancën, forcën, ftohtësinë dhe vëmendjen.

Gaforrja

Është shenjë e ujit me ndikim të madh të hënës. Të lindurit e kësaj shenje konsiderohen ëndërrimtarë, abstraktë, të humbur në ëndrrat e tyre, të frikësuar për të dalë nga guaska. Janë romantikë dhe kanë tendencën për të jetuar jashtë kohës, në një dimension të qetë dhe të shkëputur. Lulja e tyre është manjola si simbol i abstraksionit por edhe zambakët e ujit dhe bimët e tjera ujore.

Luani

Ndikuar nga elementi i zjarrit, sundohet nga Dielli. Luani i ka të gjitha, është lider i lindur me karizëm të pamohueshëm dhe shumë këmbëngulës. Simbol i tyre në lule është luledielli që përfaqëson shumë mirë karakteristikat e mbretërve.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje janë njerëzit më të saktë dhe më kritikë krahasuar me gjithë shenjat e tjera të horoskopit. Atyre ju pëlqen të kenë gjithcka nënë kontroll. Lulja që simbolizon virgjëreshat është gardenia, symbol i pëstërtisë dhe sinqeritetit dhe zambaku që përvec karakteristikave të mësipërme përfshin edhe besnikërinë dhe krenarinë.

Peshorja

Është shenjë e ajrit e sunduar nga Venusi. Ekuilibri dhe bukuria janë dy fjalët kyc që i përfaqësojnë të lindurit e kësaj shenje. Lulja e tyre është zymbyli, që përfaqëson vullnetin e tyre dhe këmbënguljen e vazhdueshme për elegancë.

Akrepi

Eshtë shenja më sensuale e horoskopit. Të lindurit e kësaj shenje kanë një hijeshi natyrale dhe dinë të rrethojnë veten e tyre me mister. Misteri dhe ndjeshmëria e akrepit janë të përfaqësuara mirë në lulen e orkidesë, me petalet e saj rozë e thellë simbolizon dashurinë dhe bukurinwë, tundimit të së cilës nuk i reziston askush.

Shigjetari

Të lindurit e kësaj shenje kanë karakteristikë kryesore optimizmin dhe gëzimin. Është e vështirë ti rrëmbesh zemrën një shigjetari. Karafil i kuq, simbol i fisnikërisë, është lulja që përfaqëson të lindurit e kësaj shenje.

Bricjapi

Të vendosur e këmbëngulës si askush tjetër të lindurit e shenjës së bricjapit dallohen për përkushtim dhe vijimësi për të ndjekur qëllimet e tyre. Ndonjëherë mund të duken pak të ndrojtur por kjo nuk është e vërtetë. Lulja e tyre është lulëkuqja si simbol i pushtetit që kërkojnë në vendin e punës dhe besnikërisë, element që e karakterizon jetën e tyre.

Ujori

Nga të gjitha shenjat e horoskopit, ujori është më i pazakontë pasi të lindurit e kësaj shenje duan të shkojnë kundra rrymës. Vlerë themelore e tyre është altruizmi dhe besnikëria në shoqëri. Lulja e tyre është barbaroza simbol i miqësisë.

Peshqit

Janë ndër njerëzit më kreativë , arti rrjedh në venat e tyre dhe janë luftarakë. Shpesh në mëdyshje, të lindurit e shenjës së peshqve e kanë të vështirë të marrin një vendim përfundimtar për gjërat. Lulja që i përfaqëson është bozhurja si simbol i frikërave të tyre të fshehta por edhe i delikatesës e bujarisë.

horoskop Lulja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

14 Shkurti po vjen, disa ide se çfarë të shmangni dhe çfarë të zgjidhni këtë vit

17:19 / February 8, 2026

5 sfida të thjeshta që mund t’ju zgjasin jetën, mjekët: Ndryshimi nis që në mëngjes

23:02 / January 30, 2026

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm

20:21 / January 30, 2026

E dinit? Personat që lindin në janar marrin më pak dhurata ditëlindjeje!

21:40 / December 29, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.