Pas mbylljes së protestës, Lulzim Basha foli para militanteve në selinë e PD-së. Kreu i opozitës tha sot se opozita nuk do të njohë policinë që ushtroi dhunë ndaj qytetarëve dhe se mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri.
“I treguam Maduros së Ballkanit dhe mbarë botës se ky vend ka zot. Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestuan në paqe.
Sot ne nuk kemi më Kuvend dhe nuk kemi më qeveri. Për fat të keq sot nuk kemi as polici, por një bandë.
Sonte le ti çoj këtë mesazh se ne nuk e njohim më jo vetëm Kuvendin, por as Policinë e krimit dhe mosbindja civile do shtrihet nga jugu në veri”- tha Basha nga selia e PD.