Zëvendëskryeministri, Erjon Braçe ka dhënë alarmin për daljen e lumit Shkumbin nga shtratit, duke i bërë thirrje banorëve të disa fshatrave që të largohen vetë dhe për të marrin edhe bagëtitë .
Me një shënim në facebook, ndërsa ka postuar edhe foto të lumit Shkumbin të tej fryrë nga reshjet e orëve të fundit, Braçe shkruan se të rrezikuar janë fshatrat Cermë e Sipermë, Proshkë, Cermë Pasha, Cermë Shkumbin dhe Sulzotaj, ndërsa thotë se banorët duhet t’u binden menjëherë urdhrave të autoriteteve.
Postimi i plotë:
LUMI SHKUMBIN PO DEL NGA SHTRATI!
Cdo banor i fshatrave Cerme e Siperme, Proshke, Cerme Pasha, Cerme Shkumbin, Sulzotaj, ti bindet urdhrave te kryepleqve dhe policise per tu larguar vete dhe cdo kafshe, mjete nga toka e argjinatures se lumit-buza e lumit deri ne argjinature!
Menjehere!
Bindjuni urdherave te autoriteteve!