Situata nga moti i keq vijon me probleme në disa zona. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, kanë mbërritur në Novoselë së bashku me grupin “Shqiponjat”.
Forcat e policisë po patrullojnë përgjatë lumit Vjosa dhe urës për të mos lejuar banorët të afrohen në zonat me risk.
Ata po monitorojnë nga afër situatën e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut në zonë, të cilat rrezikojnë daljen e lumit Vjosa nga shtrati. Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë deri në stabilizimin e plotë të gjendjes.
