Dy shtëpi banimi u dogjën në fshatin Vlashaj të Lurës, por ndërhyrja e ushtrisë, policisë dhe banorëve të zonës shpëtoi 30 banesa të tjera.
Burime pranë Prefekturës Dibër bënë me dije se mesditën e kësaj dite zjarri dëmtoi të paktën 5 hektarë me pyje pishe dhe dushku.
Njëra prej shtëpive të djegura ishte mbi 200 vjeçare dhe pronari i saj pati investuar vitet e fundit të paktën 50 mijë euro, për ta rindërtuar atë dhe për ta kthyer në një bujtinë funksionale.
“Dëmi i shkaktuar është shumë i madh, tha administratori i Lurës, Hasan Hoti. Dyshojmë se zjarri ishte i qëllimshëm. Veç pyjeve të lartë u dogjën dhe dy shtëpi banimi. Falenderoj ushtrinë dhe policinë që na erdhën në ndihmë”, tha Hati. /tirananews.al/