Një rrjedhje gazi për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në Dushk të Lushnjes. Për pasojë e shpërthimit të zjarrit nga gazi i shpërndarë në ambientet e një godine, kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh, Iljaz dhe Esma Kojku. Ata janë dërguar menjëherë në spital ndërsa raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësesh që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë lënia hapur e gazit në bombolat që ishin në banesë. Po ashtu mendohet se shkëndija e parë që më pas ka shpërthyer flakët, ka ardhur nga një punishte shërbimesh funerale që kishte Iljaz Kojku, 70 vjeç.