Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

“Lutem çdo mëngjes për Edi Ramën”, Pastori rrëfen ritualet dhe mesazhin e tij për politikanët

12:16 / November 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3584
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pastori i njohur Paulin Vilajeti bëri një rrëfim të pazakontë në studion e “Dita Jonë” në A2 CNN, ku ka zbuluar ritualin e tij të përditshëm të lutjes për kryeministrin Edi Rama. Deklarata e tij erdhi pasi u pyet për byzylykët që Rama mban në dorë, të cilët shpesh kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Vilajeti u shpreh se çdo mëngjes i drejtohet Zotit në një lutje të posaçme për kreun e qeverisë. “Kryeministri, i cili është kryeministri i vendit tim, i lutem Zotit për të çdo ditë kur ngrihem në mëngjes, sepse dua që jeta e tij të shkojë mirë dhe duke i shkuar jeta mirë, ne do të jemi një popull që do ta përjetojmë këtë gjë që ai është duke jetuar”, tha Vilajeti.

Ai foli edhe për byzylykët e shumtë që Rama mban në dorë, duke thënë se i vëzhgon me kujdes dhe lutet që ato të mos kenë ndikim negativ. “Një ndër gjërat që jam lutur Zotit shumë për kryeministrin Rama është: ‘Zot, ato byzylykë që ka në dorë, unë nuk e di cili është shkaku… nuk dua që të sjellin mallkim mbi jetën e tij, nuk dua që të sjellin mallkim mbi trupin e tij’. Nëse shoh se ka vendosur një të ri, lutem prapë”, shtoi ai.

Pastori kujtoi se është lutur për Ramën që para se ai të hynte në politikën e lartë dhe i ka shkruar edhe mesazhe kur ishte ministër kulture, duke i parashikuar se një ditë do të bëhej kryeministër. Ai shtoi se lutjet e tij nuk janë të kufizuara vetëm te Rama, por një parim i përgjithshëm për të gjithë drejtuesit e vendit. “Kushdo që të jetë kryeministër, unë gjithmonë do të lutem për të. Unë jam lutur gjithmonë për kryeministrin Nano, jam lutur për Ilir Metën, jam lutur për Pandeli Majkon, jam lutur për Sali Berishën, jam lutur Zotit për të gjithë kryeministrat, për të gjithë presidentët”.

Sipas tij, kjo është forma më e mirë e kontributit që mund të japë për paqen dhe të mirën e vendit.

Edi Ramën Kryeministri lutem pastori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.