Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Lutfi Dervishi/ Kujdes, kujdes nga banania!

18:06 / January 3, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lutfi Dervishi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bananja nga një frut i ndaluar është kthyer në frutin më të pëlqyer për konsumatorët shqiptarë dhe sipas lajmeve të fundit jo vetëm për konsumatorët!

Sipas doganave në Shqipëri janë 47 firma që merren me import bananesh. Shifra merr kuptim më të plotë kur i vendos përballë numrit 10 të kompanive që merren me import gruri dhe mielli. Pra 47 firma importuese të bananes dhe 10 të miellit dhe grurit!

Ne konsumojmë 7.3 kilogram banane për frymë, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut konsumohen vetëm 0.5 kilogram për frymë.

Maqedonasit e kanë konsumuar këtë frut edhe gjatë komunizimit. Mesa duket ne sot kompensojmë mungesën e bananes gjatë periudhës së komunizimit.

Asgjë nuk shijon më shumë se “fruti i ndaluar”! Kjo duket është arsyeja që për konsum ja kalojmë Kinës (2 kilogramë për banorë) dhe vetë Francës që konsumon 7 kilogramë. As Republikat e Bananeve nuk konsumojnë kaq shumë banane!

Marketingu duhet të ketë pjesën e vet në këtë triumf të bananes. Një prej këngëve të njohura në vitet 90 ishte “Bananja” Edhe spotet e tanishme televizive janë mjaft ndjellëse për konsumatorin: “Për një jetë plot energji”; “Bananja fruti magjik”.

Për herë të parë në Europë këtë frut e sollli Marco Polo dhe spotet këtu për bananet më shumë se për origjinalitet spikasin për plagjiaturë. Vetë Marco Polo e quajti bananen “Molla e Parajsës”.

Por molla e parajsjës këto vitet e fundit po sjell edhe telashe për importuesit. Aq shumë telashe sa ndonjëherë nuk është e qartë nëse policia sekuestron kokainë mes bananesh apo banane mes kokainës?

Ne i impotojmë bananet nga Amerika Latine. Por nëse i hedh një sy statistikave, eksportuesit më të mëdhenj janë gjetkë. Në Indi prodhohet 26% e bananes, në Kinë 10% e gjithë sasisë.

Eshtë e çuditshme se pse firmat tona nuk importojnë nga këto dy vende aq më tepër që nga këto dy vende nuk ka kokainë dhe në këtë mënyrë nuk rrezikojnë t’u kompromentohet ngarkesa dhe emri i mirë.

Edhe diçka tjetër: importi nga Kina dhe India është me leverdi ekonomike. Për shembull nëse një arkë me banane në Ekuador është 6.5 USD, po e njëjta arkë me banane në Kinë kushton 3.7 USD dhe në Indi vetëm 3 USD.

Pra ka vende ku bananja mund të blihet më lirë dhe të vij në Shqipëri e pa shoqëruar me probleme që në të shumtën e rasteve dërgojnë në burg shoferë dhe punëtorë ngarkim- shkarkimi. Ndaj siç thoshte teksti i këngës së mirënjohur: “kujdes, kujdes nga banania”.

banania kujdes Lutfi Dervishi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.