Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Lutfi Dervishi/Nuk rregullohet çatia ditën që bie shi!

16:31 / December 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Lumi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kur u rrëmbye një avion që u nis nga Rinasi 15 vjet më parë, në aeroport u sulën me vrap disa ministra! Një diplomat perëndimor në Tiranë pyeti: çfarë do të bëjnë ministrat në aeroport?!

Kjo pyetje më kujtohet sa herë shoh deputetë dhe ministra që dalin në terren ditën që ka përmbytje, bie zjarr apo në ngjarje të tjera të mëdha. Disa janë edhe artistë dhe marrin jo vetëm pamjen e përvuajtur, por edhe shatin dhe lopatën dhe përveshin llërët.

Se çfarë bëjnë deputetët dhe ministrat në terren është një pyetje që merr përgjigje të ndryshme varësisht se kë pyet.

Nuk rregullohet çatia ditën që bie shi! Kapriçot e motit njihen prej dekadash. Tjetërkund çalon gomari! Nëse gjithsecili e bën mirë punën e tij- në kohë të mirë dhe të keqe – nuk ka arsye që deputetët dhe ministrat të dhurojnë spektakël në facebook.

Deputetët të bëjnë ligje të mira, dhe të marrin në skaner qeverinë, ministrat të bëjnë organizimin e mirë të punës, institucionet  e drejtësisë të bëjnë punën e tyre fill pas vrullit të parë, institucionet kopetente të bëjnë atë për të cilën paguhen dhe vetëm kur të ndodhë hataja është e nevojshme një mobilizim i përgjithshëm- dhe atëherë sërish deputetët dhe ministrat nuk të hyjnë në punë!

Duhet të ketë protokolle standarte se si veprohet në situata emergjente.

Dhe nuk besoj se ka protokoll në botë që të planifikojë praninë e deputetëve dhe ministrave në vendngjarje!

Deputetët nuk na duhen as për të shuar zjarrin as për hapur dhe mbyllur kanale dhe as për të bërë sehirxhiun e vuajtur.

Vendi i ministrave është tjetër kund për të koordinuar dhe mbikqyrur drejtoritë dhe instituiconet e varësisë. Nëse secili është në punën e vet- do ketë më pak trafik jo vetëm në terren, por edhe në facebook!

catia Lutfi Dervishi rregullohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.