Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Lyeni flokët në shtëpi? Duhet të dini këto sekrete gjeniale

10:54 / July 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lyerje flokesh ne shtepi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në qoftë se jeni të lodhura duke shkuar çdo javë tek parukierja, ju propozojmë lyerjen e flokëve në shtëpi me përbërës natyralë. Mirëpo, disa profesionistë kanë treguar sekretet për një lyerje të bërë siç duhet.

Mos bëj asgjë drastike

“Shiko tabelat dhe përcakto nivelin dhe nuancën që i afrohet më shumë flokëve të tu natyralë dhe qëndro mes dy niveleve më të lehtë ose më të errët,” thotë Nicole Tresch, koloriste me përvojë në Rita Hazan Salon. Alyssa Gammo, koloriste në IGK Salon thotë që, nëse synimi yt është për ta bërë ngjyrën më të thellë dhe ke ngecur ndërmjet dy ngjyrash, gjithmonë zgjidh atë më të hapurën: “Është më e thjeshtë për ta ndryshuar.”

Trajtoje veten me nuancën e duhur

Përtej ngjyrës, duhet të zgjedhësh nuancën që e plotëson më mirë atë. Gammo sugjeron këtë rregull kryesor: “Ato që kanë lëkurë me nuancë të ftohtë, nga ato që digjen në plazh, duhet të zgjedhin nuanca natyrale flokësh, që do të thotë jo të kuqe apo të artë, ndërsa lëkurat e ngrohta që zakonisht nxihen në diell pa djegie, duhet të shkojnë te ari, mjalti dhe nuancat e gështenjës.”

Kontrollo nëse ke gjithë mjetet e nevojshme

Para se të nisësh, duhet të gjesh mjetet e nevojshme që do kthejnë tualetin në sallonin tënd. Gammo këshillon që duhet të kesh peshqirë, që nuk të vjen keq t’i prishësh, një këmishë të vjetër, vazelinë, për të lyer pjesën rreth rrënjës së flokëve që mos të mbeten njolla boje, dorashka, orë, furçë për aplikimin e bojës, kapëse flokësh dhe tasa.

Ki parasysh shëndetin e flokëve

“Nëse flokët e tu janë të thatë ose të dëmtuar, mund ta thithin bojën më shpejt,” paralajmëron Tresch. Duke qenë që zakonisht majat janë më të dëmtuarat, ajo sugjeron të lyesh gjithë flokët dhe t’i lyesh në fund ato.

Kontrollo dhe pastaj rikontrolloje nuancën

Nëse nuk je e bindur për kutinë e bojës që ke marrë na rafti i supermarketit, Tresch rekomandon ta provosh në një tufë të hollë floku para se të shkaktosh ndonjë katastrofë me flokët. “Merr një tufë nga flokët e fshehur dhe lyeje vetëm atë për të parë si do dalë”, thotë ajo. Pas çdo procesi, Tresch thotë që duhet ta kontrollosh ngjyrën në dritë natyrale, sepse e tualetit është më e keqja.

“Përçaji” flokët e tu

Për të arritur një lyerje të plotë, Gammo thotë që ndarja e flokëve është esenciale. “Lyeji nga përpara, pas, duke marrë ndarje të holla. Nëse e kthen gjithë kutinë e bojës, mund të krijohen njolla që duken si shirita në kokë”, thotë ajo. Dhe nëse po lyen rrënjët, aplikoje ngjyrën vetëm në zonat që duhet.

Merri me të mira flokët pas lyerjes

Që të sigurohesh që puna jote e vështirë do shkëlqejë, “gjithmonë përdor në fund një shkëlqyes,” thotë Gammo. Flokët e shëndetshëm e reflektojnë më shumë dritën, kështu që të shtosh një maskë hidratuese gjatë dushit do ishte në të mirën tënde. Gammo sugjeron gjithashtu të përdorim gjithmonë shampo që kujdesen për flokët e lyer që nuanca e re mos të zbehet apo të shndërrohet në një ngjyrë tjetër. Shampot e purpurta janë veçanërisht të përshtatshme për flokët që priren të oksidohen.”

flokët lyeni Sekretet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

11:42 / January 31, 2026

Ledjona Xheladinaj zbulon këtë sekret të “Big Brother VIP Albania”: Na detyronin të…

13:42 / November 16, 2025

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.