Këngëtarja me famë botërore, Madonna ka anuluar edhe një tjetër shfaqje të turneut të saj botëror ‘Madame X’.
Prej kohësh ajo po vuan nga një sëmundje, por që ende nuk e ka specifikuar me saktësi se për çfarë bëhet fjalë.
Ylli u dha fansave lajmin e keq vetëm 45 minuta para performancës së saj në Lisbonë.
“Më falni që u detyrova të anuloja sonte koncertin, më duhet të dëgjoj trupin tim”, ka shkruar Madonna në llogarinë e saj në Instagram.