Ikona e popit, Madonna do të festojë 40-vjetorin e këngës së saj të famshme, Holiday, duke nisur turneun e saj të parë të hiteve më të mira. Turne do të nisë në Amerikën e Veriut dhe Evropë duke filluar këtë verë dhe do të përfshijë 38 këngë në Billboard Hot 100.
“Jam e emocionuar të eksploroj sa më shumë këngë të jetë e mundur, me shpresën që t’u jap fansave të mi shfaqjen që kanë pritur”.
“Madonna: The Celebration Tour” do të nisë më 15 korrik në Rogers Arena në Vancouver, British Columbia, me ndalesa në Detroit, Çikago, Nju Jork, Miami, Los Anxhelos, Denver, Atlanta dhe Boston dhe do të përfundojë më 7 tetor në Las Vegas.
Më pas do të vijojë në Europën, ku ka 11 takime gjatë gjithë vjeshtës, përfshirë Londrën, Barcelonën, Parisin, Berlinin, Milanon dhe Stokholmin. Turneu do të përfundojë në Amsterdam më 1 dhjetor.