Në emisionin “E Diell”, muzika popullore do të vijë si risi këtë sezon përmes një rubrike që do të moderohet nga këngëtari Armaldo Kllogjeri, ish-banor i “Big Brother Vip”.
Çdo të diel, në ekranin e Top Channel, do të vijë “Gurra”, që njësoj si dikur do të mbledhë artistë këngëtarë, instrumentistë, nga çdo trevë, e qark, për të rrëfyer me zë, këngë, e valle, origjinën e secilës këngë tradicionale.
“Gurra” do t’i dedikohet zërave që trashëgojnë ende muzikën e pastër shqip. Në vëmendje do të jenë sazet, kabatë, koret e grave dhe burrave.