Për ndërtimin që deputeti socialist Bujar Çela po kryente në magazinat e tij në periferi të Lushnjes, nuk kishin dijeni asnjë nga institucionet lokale. Kjo ka dalë nga dëshmia e dhënë grupit të hetimit nga Robert Kola, me detyrë drejtues në Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Lushnje, i cili shpjegon se nuk ka pasur dijeni për ndërtimet deri në momentin e ngjarjes.
Në polici ai ka deklaruar se nuk ka pasur informacione nga urbanistika apo njësia administrative se aty po kryheshin punime. Gjithashtu ai është shprehur se edhe në kontrollet mujore të bëra në terren nuk është rezulton se ka pasur dijeni për punimet që po bëheshin.
Lexo edhe :
Related Posts
Po ashtu ai ka shpjeguar se sistemi online i bashkisë nuk ka funksionuar dhe gjatë kësaj kohe nuk është bërë asnjë inspektim për objektin në fjalë që po ndërtohej. Sistemi ka një vit e gjysmë që nuk funksionon. Arsyeja është një defekt që ka pësuar sistemi dhe ende nuk është riparuar.