Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Magji dashurie! Dasma përrallore e modeles shqiptare dhe futbollistit francez

20:49 / July 25, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
benjamin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Benjamin Pavard dhe Kleofina Pnishi i kanë thënë “po” dashurisë. Futbollisti i Inter Milan dhe modelja kurorëzuan martesën në një dasmë në Amalfi të Italisë.

Çifti, i cili është bashkë prej vitit 2022, kishte përfytyruar një dasmë të bukur, një homazh për historitë e tyre të jetës dhe sigurisht, me një shije të hollë, shkruan Vogue France. Ceremonia civile u bë në një manastir të rrënuar në Ravello, dasma dhe darka e më pas mëngjesi festiv, në Giardini del Fuenti, në një shkëmb mbi Detin Tiren.

Kleofina u  kujdes që të shkrinte prejardhjen nga Kosova me stilistët e saj të preferuar. “Isha me fat që të mund të vishja  fustane të ndryshme që përfaqësojnë dimensionet e mia, nga një fustan minimalist i Danielle Frankel për celebrimin, te një krijim i vjetër i Versace, më pas një fustan madhështor i Nicole  dhe Felicia, më pas Jacquemus që të përshtatesha me Benjamin dhe në fund një fustan nga Diana Qerimi, një stiliste nga Kosova, të thurur tërësisht me grep.”

Për ceremoninë në kishë, iu desh ca më gjatë që të gjente fustanin e ëndrrave që erdhi vetëm tre muaj para dasmës. Kleofina shpjegon se donte të priste për momentin e duhur dhe jo të nxitonte. Ashtu  ndodhi. Fustani erdhi thuajse në minutën e fundit, por për të ka rëndësi simbolika.

“Është krijuar rreth asaj që unë ndiej për Benjamin. Kur Nicole më tha ‘duhet të ndihesh në fustanin tënd njësoj siç të bën i fejuari yt të ndihesh’, ndryshoi plotësisht mënyrën time të të zgjedhurit. Nuk ishte më çështje prerjeje ose  trendi, por emocioni. Çdo detaj, nga volumi te materiali, ishte pasqyrim  i  kësaj lidhjeje.”

Personalizimi  i fustanit konsistonte me frazën “amor vincit omnia”, datën e dasmës dhe inicialet  “K+B” në ngjyrë blu,të qëndisura nga brenda. “Detaj i padukshëm për të tjerët, por thellësisht simbolik për të  dy ne.”

Ajo nuk e harron as reagimin e Benjamin kur e pa për herë të parë nuse. “Kishte një shikim që s’do ta  harroj kurrë. Një përzierje habie dhe emocioni  E pashë të buzëqeshte me lot në sy. Ndonjëherë s’ka nevojë për fjalë, një vështrim mjafton”, thotë Kleofina.

Ajo nuk harroi as rrënjët e saj duke zgjedhur fustane vezulluese mbrëmjesh nga Fjolla Haxhismajli, ndërsa fustani i banketit të mëngjesit u krijua nga duart e Diana Qerimit.

“Ajo bashkoi si formuese, çentrot e gjyshes së saj dhe simes për të krijuar fustanin e përsosur. U rrita e rrethuar nga këto simbole  kudo: në televizor, në tavolina dhe në çdo cep të shtëpisë në Kosovë.”

Veshjet e çiftit u krijuan bashkë, duke u ndërlidhur me njëra-tjetrën. Benjamin u vesh nga Giorgio Armani dhe gjatë banketit të mëngjesit, çifti zgjodhi Jacquemus.

Benjamin Pavard dasma futbollisti Itali kleofina pnishi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.