Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Majko: Politika jonë e jashtme do jetë ndryshe pas 11 majit, do ndikojë diaspora

12:23 / April 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pandeli majko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Diaspora pritet ta ndikojë klasën politike shqiptare në mënyrën e të bërit politikë, sipas ish-kryeministrit dhe deputetit Pandeli Majko.

Gjatë një interviste me moderatoren Edlira Prendi në “Zëri i Diasporës” në RTSH 1, z. Majko tha se zgjedhjet parlamentare muajin e ardhshëm do të jenë të parat që do i japin zë një trupe të regjistruar votuesish prej gati një çerek milion personash.

Ish-ministri i Diasporës tha se edhe politika e jashtme e Shqipërisë nuk do të jetë më njësoj pas 11 majit.

“Së pari, po të numërosh takimet që kanë bërë partitë politike brenda vendit me ato jashtë vendit është hera e parë që të bën çudi se sa shumë ka peshuar peshorja në krahun e diasporës. Së dyti, mendoj që ky do të jetë hapi i parë që diaspora të ketë një opinion, të kthehet në një opinion publik. Në momentin që do të kthehet në opinion publik edhe nëpërmjet votës, mendoj se shumë shpejt do të kemi përfaqësuesit gjenuinë të diasporës jo vetëm si të përzgjedhur të politikës, por edhe si të përzgjedhur të presionit të diasporës. Shumë shpejt ajo do të krijojë brenda saj protagonistë të rinj, të cilët do të prodhojnë politikë edhe nga jashtë vendit. Kjo do ta bëjë politikën shqiptare më interesante, më perëndimore.

Ne duhet të mirëkuptojmë faktin që një pjesë e strukturave partiake nuk janë shumë të përgatitura për këtë lloj sulmi të votës njëçerekmilionëshe në sistemin politik dhe kjo mund të kërkojë reforma jo thjesht në konceptin e regjistrimit, por do të prodhojë një moment gjysmevolucioni edhe në mënyrën e buxhetimit të politikës së jashtme. Politika e jashtme nuk do të jetë më ajo që jemi mësuar ta konsiderojmë nga periudha e Luftës së Ftohtë apo pas viteve ’90. Ajo do të integrohet edhe me interesat e diasporës. Numri i personelit nëpër ambasada duhet të rritet në mënyrë radikale sidomos pas kësaj faze të rëndësishme administrativo-politike të pjesëmarrjes së diasporës,” tha z. Majko.

Deputeti socialist tregoi sfidat e dikasterit të Diasporës që ai drejtoi nga 2017-ta, pas zgjedhjeve parlamentare të atij viti.

“Kur e nisëm ne këtë punë sfida kryesore që kisha ishte pikëpyetja apo të qenët një lloj ‘Piter Pani’, që duhet t’i mbushja mendjen një pjese të administratës se po diskutohej një gjë shumë serioze, sepse administrata është mësuar të mendojë t’i shërbejë vetëm shtetasve të vet brenda vendit dhe jo atyre jashtë.

Diaspora shqiptare është e shtrirë nga Alaska në Australi dhe për frymë popullsie ne jemi paralel me irlandezët dhe izraelitët. Kjo ishte arsyeja pse në samitin e dytë të diasporës, ne kishim ftuar ekspertë nga Irlanda dhe Izraeli. Realisht është një strukturë sociale e jashtëzakonshme dhe të jem i sinqertë, do të mbetet një sfidë për shtetin shqiptar. Janë rreth një çerek milion njerëz të regjistruar.

Unë mendoj se është një numër jashtëzakonisht i kënaqshëm. Por edhe procesi i regjistrimit nuk ka qenë aq i lehtë. Unë mendoj që teknologjia në vazhdim ka për ta ndihmuar procesin. E ardhmja mund të jetë edhe nëpërmjet celularit,” u shpreh ish-kryeministri.

Diaspora ndikim pandeli majko politika zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.