Ish kryeministri Pandeli Majko shprehet kundër përgatitjeve të Rusisë për të sulmuar fqinjin e saj Ukrainën.
Sipas politikanit socialist një gjë e tillë është kundër ligjeve ndërkombëtare dhe cënojnë sovranitetin e Ukrainës.
Majko shtoi se: “Ukrainasit kanë vendosur ti rezistojnë presionit të forcës ushtarake”.
Postimi i Majkos:
Federata Ruse po përdor diplomacinë e “papajtueshmërisë” duke rreshtuar ushtrinë në kufijtë e Ukrahinës. Kjo është një shfaqje e rrallë e mungesës së karakterit në historinë e kombit rus, ku forca është e mbjellë në dobësi.
Duke “rënkuar” Moska kërkon ti diktojë fqinjit të saj vendime që në bazë të ligjeve ndërkombëtare i takojnë sovranitetit shtetëror të Ukrainës.
Ukrainasit kanë vendosur ti rezistojnë presionit të forcës ushtarake duke kthyer vendin e tyre në kufirin midis Perëndimit dhe Lindjes. Me këtë zgjedhje të tyre për të rezistuar, ata, po përkufizojnë kohën që jetojmë.
