Majlinda Bregu është shkëputur nga rutina e saj e përditshme e angazhimit duke preferuar që të relaksohet në bregdetin e bukur të Jonit.
Ka qenë vetë ish-deputetja demokrate ajo e cila ka publikuar fotot, ku nuk ka munguar edhe një sqarim për të gjitha ato vajza dhe gra që e kanë “zili” për rininë e përjetshme të saj. “Asnje filtër! Marina Bay – Vlora! “, shkruan Bregu e cila pas moskandidimit nga Basha si deputete e PD-së, vijon detyrën e saj si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.