Ish-deputetja e njohur, Majlinda Bregu, feston sot ditën e lindjes. Ajo ka vendosur t’i bëjë vetes një urim special, me disa momente nga fëmijëria. “Ka gjithmonë një arsye për të buzëqeshur”, shkruan Majlinda në fotot ku duket fare e vogël.
Menjëherë ajo ka marrë komente të shumta urimi nga miq e ndjekës besnikë të saj. Edhe vajza e saj, Kejda, nuk ka harruar ta surprizojë mamanë e saj me një tufë me lule. “Gëzuar ditëlindjen mam! Uroj të kesh gjithmonë një buzëqeshje në fytyrën tënde”, shkruan Kejda krahas videos.
Me siguri këto urime e kanë mbushur ditën e Bregut plot gëzim.