Majlinda Kelmendi ka fituar një tjetër medalje. Kosovarja që na ka bërë krenare nëpër botë me medaljet e saj në “Lojërat Olimpike” tashmë ka dalë triumfatore në “Grand Prix” të zhvilluar në “Tel Aviv”, duke marrë medaljen e artë.
Ajo ka mposhtur në finale, izraeliten Gili Kohen, në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke rrëmbyer kështu medaljen e parë për këtë vit.
Para se të mbërrinte në finale, Majlinda Kelmendi mposhti plot katër xhudiste. Bëhet fjalë për Tetiana Shukvani nga Gjeorgjia, zviceranen, Fabiene Koçer, si dhe rumunen Andria Çitu.