Makaronat mund t’i shijoni në 1001 mënyra, prandaj sot ju sjellim recetën e rradhës duke i kombinuar ato me salsiçe dhe djathë bebeje.
Përbërësit
1 pako makarona (flutur)
50 gr gjalpë
4 gjethe sherebelë
2 karrotë (të prerë imët)
salçiçe (“Tona”)
4 djathë (bebeje)
kripë
Përgatitja
1.Vendosni për të zierë në mënyrën e zakonshme makaronat flutur. Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin me gjethet e sherebelës.
2. Shtoni karotat dhe 4 salsiçe të prera në pjesë të vogla. Shtoni djathin. Më pas shtoni makaronat flutur.
3. I trazoni mirë dhe i shërbeni të ngrohta. Sipër i grini djathe kaçkavall.