Makaronat mund t’i shijoni në 1001 mënyra, prandaj sot Shije ju sjell recetën e rradhës duke i kombinuar ato me salsiçe dhe djathe bebeje. Shijojini!
Përbërësit
- 1 pako makarona (flutur)
- 50 gr gjalpe
- 4 gjethe sherebele
- 2 karrote (të prerë imët)
- salcice (“Tona”)
- 4 djathe (bebeje)
- kripe
Përgatitja
1.Vendosni për të zierë në mënyrën e zakonshme makaronat flutur. Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin me gjethet e sherebelës.
2.Shtoni karotat dhe 4 salsiçe të prera në pjesë të vogla. Shtoni djathin. Më pas shtoni makaronat flutur.
3.I trazoni mirë dhe i shërbeni të ngrohta.
Sipër i grini djath kaçkavall. /shije/