Gazetari Ora News, Elton Qyno informon se makina tip Alfa Romeo e cila është gjetur në servisin e Çapjave besohet se do perdorej nga Çapjat dhe Nuredin Dumani për të vrarë, Sokol Sanxhaktarin.
Makina rezultonte e vjedhur më 8 prill 2019 dhe në dëshminë e Nuredin Dumanit është folur për një makinë të vjedhur që i është vënë në dispizicion grupit që do të merrte pjesë në vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.
Babai i tij, Fejzulla Çapja është shpallur në kërkim nga policia,ndërsa më parë 64 vjeçari rezulton i kallëzuar në polici edhe nga vellai i Bledar Muçes, Gentian Muça.
Ndërsa djali i tij Florenc Çapja i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale prej vitesh ndodhet ende në arrati.
Kujtojmë se Nuredin Dumani ka dëshmuar për një takim që ka pasur me anëtarë të fisit Çapja në prill të vitit 2020 në Elbasan. Ai ka shpjeguar se gjatë bisedës i është bërë ofertë për të kryer një atentat ndaj Sokol Sanxhaktarit kundrejt një pagese prej 200 mijë euro. I penduari është shprehur se nuk e kreu ngjarjen pasi shkëputi lidhjet dhe kaloi me grupin tjetër të drejtuar nga Erion Alibej.