Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje. Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në një kanal.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk është lënduar. Dëmet materiale janë të konsiderushme.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
