Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me shtyllën, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima, përveçse dëmeve materiale.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Lushnje-Berat, në afërsi të fshatit Moravë. Drejtuesi i mjetit, 33-vjeçari R.M ka marrë lëndime të lehta. Ai u transportua në spital ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia mbërriti në vendngjarje menjëherë dhe ka nisur hetimet. Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e madhe me të cilin lëvizte mjeti Range Rover.