Një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik, pak pas mesnatës.
Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Rëmenj rreth orës 00.45. M.T., 34 vjeç nga Pogradeci duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
