Një makinë ka plagosur 5 persona dhe ka lënë një në gjendje të rëndë për jetën në tregun e fruta-perimeve Mahane Yehuda. Kryeministri Benyamin Netanyahu e quajti “një përpjekje për të vrarë qytetarët e Izraelit”.
Një burrë rreth të 70-ave ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa një 30-vjeçare ka pësuar lëndime të lehta. Në gjendje më të mirë shëndetësore janë tre të plagosurit e tjerë, një burrë 50-vjeçar dhe dy djem 25-vjeçarë, të pesë u dërguan në spitale.
Autori është kapur nga autoritetet.