Një aksident tragjik që ka lënë pas një viktimë ka ndodhur në aksin Elbasan -Tiranë. Shoferi i automjetit tip Seat dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion. Automjeti më të cilin po lëvizte viktima ka qenë i modifikuar dhe punonte me benzinë-gas gjë që ka bërë shpërthimin në flakë pas përplasjes.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se automjeti tip Seat është gjetur me dyert hapura nga shpërthimi, ndërsa viktima është transportuar drejt morgut të Elbasanit por si pasojë e shpërfytyrimit nga aksidenti nuk është identifikuar ende.