Një fëmijë 10 vjeç është përplasur nga një makinë tip “Golf” në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.
Për rrjedhojë, vogëlushi është dërguar me urgjencë për në spital.
Fëmija ndodhet aktualisht në sallën e operacionit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin bregdetar.
Mësohet se gjendja e 10-vjeçarit është e rëndë.