Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”.
Drejtuesi i automjetit R.B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç.
I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës.
Një hetim ka nisur për sqarimin e rrethanave të aksidentit.