Një aksident i rëndë është shënaur sot në mesditë në aksin rrugor Shkodër-Lezhë. Sipas informacioneve mësohet se si pasojë e aksidentit ka mbetur një person i vdekurt dhe Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.
Sipas njoftimit zyrtar nga Policia Shkodër, mësohet se i vdekur ka mbetur një person, i identifikuar si Zef Stenaj 61 vjeç, që po udhëtonte me motor, i cili u përplas nga një automjet.
Njoftimi i Policisë
Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur “Kryqëzimi i Balldrenit”, mjeti me drejtues shtetasin M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqeruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.