Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7678
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një proces gjyqësor me rëndësi të veçantë ka nisur në Kaliforni ndaj kompanive më të mëdha të rrjeteve sociale në botë, të cilat akuzohen se kanë krijuar platforma të projektuara qëllimisht për të nxitur varësi te përdoruesit e rinj. 

Gjyqi po shqyrton ndikimin e Instagram dhe YouTube në shëndetin mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve, raporton BBC.

Gjyqi po zhvillohet në Gjykatën e Lartë të Los Angelos, ku avokati Mark Lanier, përfaqësues i paditëses së identifikuar me inicialet K.G.M., pretendon se klientja e tij ka zhvilluar probleme serioze të shëndetit mendor si pasojë e varësisë nga rrjetet sociale.

“Kompanitë ndërtuan makineri të dizajnuara për të varur trurin e fëmijëve, dhe e bënë këtë me vetëdije”, deklaroi Lanier gjatë fjalës hapëse para gjykatës dhe jurisë.

Akuza për manipulim të përdoruesve të rinj

Sipas avokatit, Meta, kompania mëmë e Instagram dhe YouTube, në pronësi të Google, nuk paralajmëruan përdoruesit e rinj për rreziqet që mund të vinin nga dizajni i platformave të tyre. Ai paraqiti gjithashtu dokumente të brendshme dhe komunikime elektronike që, sipas tij, tregojnë se kompanitë synonin rritjen e kohës së përdorimit nga përdoruesit.

Në një email të vitit 2015, të paraqitur në gjykatë, drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, kërkonte rritje prej 12% të kohës që përdoruesit kalonin në platformat e kompanisë, për të përmbushur objektivat e biznesit.

Sa i përket YouTube, Lanier argumentoi se platforma synonte përdoruesit e rinj për arsye komerciale, duke qenë se reklamuesit paguanin më shumë për këtë audiencë. 

Ai gjithashtu akuzoi kompaninë se përfitonte nga prindërit e zënë duke e kthyer platformën në një formë “kujdestarie digjitale” për fëmijët.

Mbrojtja: Problemet lidhen me faktorë familjarë

Nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të Meta dhe YouTube kundërshtuan pretendimet, duke argumentuar se problemet e paditëses lidhen me rrethana personale dhe familjare, jo me përdorimin e rrjeteve sociale.

Avokati i Meta-s, Paul Schmidt, theksoi se K.G.M. kishte përjetuar probleme serioze familjare, përfshirë neglizhencë, abuzim verbal dhe fizik, si dhe bullizëm nga prindërit. Sipas tij, dokumentet tregojnë se ajo kishte ndjekur terapi që në moshën tre-vjeçare.

Gjyqi pritet të zgjasë rreth gjashtë javë dhe mund të krijojë precedent për mijëra procese të ngjashme në Shtetet e Bashkuara. 

Gjatë seancave priten të dëshmojnë ekspertë, familjarë të fëmijëve që kanë humbur jetën, si dhe drejtues të lartë të industrisë, përfshirë Mark Zuckerberg, drejtuesin e Instagram Adam Mosseri dhe shefin ekzekutiv të YouTube, Neal Mohan.

Juria pritet gjithashtu të dëgjojë dëshmi nga ish-punonjës të Meta-s që janë larguar nga kompania dhe kanë sinjalizuar publikisht shqetësimet për varësinë që rrjetet sociale mund të krijojnë te fëmijët.

Presion nga autoritetet shtetërore

Ndërkohë, 29 prokurorë të përgjithshëm shtetërorë në SHBA kanë kërkuar që një gjykatë federale të detyrojë Meta-n të ndryshojë ndjeshëm funksionimin e platformave të saj. 

Mes kërkesave përfshihen mbyllja e llogarive të përdoruesve nën 13 vjeç, fshirja e të dhënave të mbledhura për këtë kategori dhe ndalimi i përdorimit të algoritmeve dhe inteligjencës artificiale të bazuara në këto të dhëna.

Një grup tjetër prej 18 shtetesh ka kërkuar vendosjen e kufizimeve kohore për përdoruesit e rinj, çaktivizimin e funksioneve si “scroll-i i pafund” dhe autoplay, si dhe ndalimin e filtrave që ndryshojnë pamjen apo perceptimin e bukurisë.

Meta ka prezantuar së fundmi disa masa për mbrojtjen e përdoruesve të mitur, përfshirë filtrimin e përmbajtjes për adoleshentët, por prokurorët pretendojnë se këto masa janë kryesisht veprime për imazh publik dhe nuk ofrojnë mbrojtje reale.

Ndërkohë, Snapchat dhe TikTok, të cilat fillimisht ishin pjesë e procesit, arritën marrëveshje me paditësen muajin e kaluar dhe nuk janë më palë në gjyq.

Gjyqi Instagram SHBA youtube
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

08:39 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.