Kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj inspektoi sot punimet në shkollën 9 vjeçare “Mustafa Gjestila” Burrel.
Mësohet se kjo shkollë do të ketë ambjente tërësisht te reja dhe komode për 400 nxënësit e saj, duke mundësuar kushte bashkëkohore për frekuentimin e mësimit.
Po në qytetin e Burrelit po investohet në shkollën e mesme “28 Nëntori”.
Në një postim të tij kryebashkiaku Malaj shprehet:
Nis rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare “Mustafa Gjestila” #Mat.
Nga ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Bashkise Mat përfitojnë 400 nxënës të kësaj shkolle të cilët do ti përvetësojnë dijet e tyre në ambiente tërësisht të reja.
Investimi përfshin:
– Dyer dhe dritare të reja
– Sistem qëndror ngrohje me kaldajë
– Veshje me sistem kapot për termoizolim,
– Suvatime të reja
– Sistem ndriçimi etj..
E ku ka më mirë se ta nisim vitin me investime në arsim?!


