Punimet për ndërtimin e ujësjellësit të Zallë Gjoçajve janë drejt përfundimit.
Kështu shprehet kryetari i Bashkisë Mat Agron Malaj. Ai thotë se aktualisht po montohen kudo matësat e ujit që do të furnizojë konsumatorët familjarë, privat dhe shtetërorë.
Malaj pohoi në një postim së ky ujësjellës siguron ujë 24 orë për Burrelin dhe 17 fshatra të njësive Derjan, Macukull e Rukaj.
Postimi i Agron Malaj:
Projekti i Ujësjellësit të ri që furnizon me ujë të pijshëm 24 orë, qytetin e #Burrelit dhe 17 fshatra përreth është pothuajse në mbyllje me të gjithë komponentët e tij.
Është gati në përfundim puna për vendosjen e sahatëve të familjarët dhe bizneset, pjesë e rrjetit të ri i cili do të ofrojë shërbim maksimal për të gjithë qytetarët.
