Kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, foto të një grupi arkeologësh që sipas tij, prej një viti tashmë po bëjnë studime dhe zbulime në zonën e Matit.
Sipas kryetarit, këto zbulime do të pasurojnë akoma më shumë Muzeun Historik të Matit me objekte dhe histori që iu përkasin periudhave të ndryshme kohore.
”Qëllimi kryesor i këtyre studimeve që po kryhen nga arkeologë të ardhur nga e gjithë bota është për të mësuar se cilës periudhë i përkasin këto gjetje dhe cila është historia e tyre”,-shkruan kryetari Agron Malaj.
Postimi i plotë
Një grup arkeologësh prej një viti tashmë po bëjnë studime dhe zbulime në zonën e Matit.
Qëllimi kryesor i këtyre studimeve që po kryhen nga arkeologë të ardhur nga e gjithë bota është për të mësuar se cilës periudhë i përkasin këto gjetje dhe cila është historia e tyre.
Këto zbulime do të pasurojnë akoma më shumë Muzeun Historik Mat me objekte dhe histori që iu përkasin periudhave të ndryshme kohore, duke shtuar kuriozitetin e vizituesve dhe turistëve që frekuentojnë zonën e Matit.










