Bashkia Mat organizoi sot një dëgjesë publike me qytetarët matjanë në lidhje me transportin, planin vendor, emërtimin e shesheve kryesore në qytetin e Burrelit, shërbimet, etj.
Kryetari i kësaj bashkie Agron Malaj falenderoi qytetarët që u bënë pjesë e dëgjesës dhe dhanë kontributin e tyre për përmirësimin e qytetit dhe gjithë territorit.
Postimi i kryebashkiakut Malaj:
Dëgjesë publike për disa rishikime të Planit të Përgjithshëm Vendor në territorin e Bashkisë #Mat.
Diskutuam veçanërisht për Administrimin e Zonave të parkimit në qytet dhe transportin ndërqytetas. Pjesë e diskutimeve u bë dhe emërtimi i Sheshit “Ahmet Zogu”, dhe Sheshi “Demokracia”.
Faleminderit të gjithë qytetarëve, studentëve, shoqërisë civile që u bënë pjesë e këtij diskutimi. Qyteti është i të gjithëve dhe të gjithë duhet të kontribuojmë për ta përmirësuar atë.