Kandidati socialist për deputet në Qarkun e Dibrës Agron Malaj ka nisur turin e takimeve me zgjedhësit nga Mati në Peshkopi.
Pas dy tubimeve ku ishte i pranishëm edhe drejtuesi politik i këtij qarku Blendi Klosi, Malaj ka patur takime të shumta me votuesit. Në Derjan, Burrel, Gurra, Baz, Klos, Komsi, Lis, etj, kandidati Agron Malaj është shprehur se fitorja e socialistëve në këtë rajon do të jetë më historikja në vitet e demokracisë.
Ai u ka premtuar qytetarëve se do të jetë modeli i ligjvënësit që do të mbajë lidhje të ngushta me zgjedhësit dhe ka akuzuar opozitën se ka kandiduar individë që nuk kanë asnjë kontribut në trevën e Matit, Dibrës e Bulqizës.
“Mbështetja masive e diasporës fakton se ne do të arrijmë një fitore bindëse në Qarkun e Dibrës, 4 me 1. Kjo fitore e madhe vjen se Qeveria Rama ka investuar fort në këtë rajon. Bashkitë kanë menaxhuar shumë mirë buxhetin. Vëmendja për zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve është shtuar ndjeshëm dhe do kjo do të ketë një ndikim mjaft pozitiv për fitoren e kandidatëve të PS-së. Fitorja jonë bindëse lidhet edhe me hapat e shpejtë të vendit drejt BE-së”, është shprehur Agron Malaj.