Drejtori sportiv, Paolo Maldini nuk e “përtyp” dot një humbje ndaj Interit dhe kështu ndodhi edhe këtë herë kur pas 21 vitesh zikaltërit kaluan kuqezinjtë në një gjysmëfinale europiane. Ish-mbrojtësi milanist, sot në rolin e drejtuesit deklarn pas ndeshjes:
“Duhet të investojmë për të rivalizuar me skuadrat e mëdha. Gjysmëfinalja ishte e papritur sepse askush në fillim të sezonit nuk do ta kishte menduar. Humbja djeg por mes nesh dhe Interit nuk kishte ndeshje”.