Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një pikë të re kufitare. Mediat malazeze raportojnë se qeveria ka miratuar një dokument që nis negociatat me Shqipërinë.
Pika kufitare planifikohet të ngrihet pranë Ulqinit dhe Velipojës, në zonën midis Sveti Nikola (Mal i Zi) dhe Pulaj (Shqipëri).
Arsyet e propozimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për hapjen e pikës kufitare Sveti Nikolla është lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve ndërmjet dy shteteve dhe për të lehtësuar trafikun përtej kufirit të përbashkët shtetëror.
Sa i përket parametrave teknike të pikës doganore, ato do të përcaktohen nga Komisioni i Përbashkët i palëve nënshkruese.