Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Mali i Zi heq tabelat me gjuhën shqipe

23:47 / May 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mal i zi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa tabela të sinjalistikës rrugore në territorin e Malit të Zi janë hequr nga autoritetet. Është shfrytëzuar rasti i asfaltimit të një rruge për të gjetur justifikim për vendosjen e tabelave të reja të cilat janë vetëm në gjuhën malazeze. Sinjalistikat orientonin qytetarët për të shkuar në Vuthaj, një zonë e populluar me shumicë shqiptare.

Heqja e tabelave ka qenë një rast i përsëritur sipas asaj që shkruan “Pava e Gucia Sot”, çka ngre dyshime se heqja është bërë në mënyrë të qëllimtë. Vendosja e tabelave në gjuhën shqipe sipas të njejtit burim, është bërë nëpërmjet financimit nga Bashkimi Europian. Duket se autoritetet malazeze nuk po respektojnë popullësinë shqiptare që jeton në territorin e tyre, dhe po nxit pakënaqësi.

“Javën e kaluar janë vendosur këto shenja orientuese për në Vuthaj, meqë në Guci janë duke u kryer punët në rregullimin e infrastrukturës në qendër. Bie në sy fakti që as në këtë rast nuk është respektur shkrimi në gjuhën shqipe. Thuhet se një herë mund të jete gabim, hera e dytë mund të jetë rastësi por kur përseriten gjërat e njejta në mënyrë të vazhdueshme, nuk mund të jetë as gabim e as rastësi, por shihet qartë që është fjala për gjëra që bëhën me qëllim. Tabelat orientuese të financuara nga Bashkimi Europian janë të formatit shumë ma të vogël se në gjuhën malazeze. Tabelat që janë të financuara nga komuna e Gucisë në asnjë rast nuk është rrespektuar gjuha shqipe” – shkruhet në reagimin publik.

Diskriminimi etnik mund të shkaktojë edhe një përplasje civile mes qytetarëve. Në Mitrovicën e Veriut, diskriminimi ndaj shqiptarëve ka shkaktuar tensione të larta, e përplasje fizike. Autoritet malazeze padshim që duhet të ruajnë një standard në respektimin e të drejtave të shqiptarëve në territorin e tyre.

gjuha shqipe Mal i ZI tabela
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.