Mali i Zi rikthehet në ”Eurovicion Song Contest 2025”. Danijel Alibabic, drejtor i festivalit, në një prononcim për portalin RTCG, tha se publiku në Mal të Zi do të ketë mundësinë të shijojë 16 kompozime dhe shfaqje të reja, si dhe bëri të ditur diversitetin në zhanre.
Në mesin e aplikantëve për konkurs janë edhe këngëtarja Jadranka Barjaktaroviq, së cilës iu ndalua hyrja në Serbi, këngëtarja Danica Crnogorçeviq, e cila dikur ndryshoi himnin malazez, si dhe këngëtari popullor Boban Rajovic.
Fituesi do të zgjidhet nga një kombinim i jurisë së ekspertëve dhe votave të audiencës. Juria e ekspertëve do të përbëhet nga profesionistë të njohur të muzikës, krijues të mediave dhe përfaqësues të organizatave që monitorojnë Eurosong, ndërsa audienca do të ketë të drejtën e 50 për qind të vendimit.