Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, ka bërë kallëzim penal në SPAK për funksionarët e KZAZ-së në Kuçovë. Ai i akuzon funksionarët e KZAZ-së për manipulim të zgjedhjeve të 14 majit. Maliqi i akuzon se kanë manipuluar dhe falsifikuar materialet zgjedhore.
Maliqi pretendon se gjatë procesit ka pasur probleme me kamerat e sigurisë në pjesën më të madhe të qendrave gjatë paradites së të dielës. Ai akuzon kundërshtarin e tij se ka blerë votat. Ai deklaroi se votat janë manipuluar nga deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku, por nuk ngurroi të akuzonte edhe Policinë e Shtetit, duke e bërë bashkëfajtore në këtë rezultat.
Diferenca e votave mes Maliqit dhe kandidatit socialist është pak më shumë se 200 vota.
