Policia ka nisur hetimet në gjendje të lirë për një vajzë të re pas denoncimit që i ati bëri ndaj saj.
Babai dyshon se e bija, 22 vjeçe, i ka vjedhur para në banesën e tij në Mallakastër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. S., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e babait të saj, në Mallakastër”, thuhet në njoftimin e policisë.