Në Palma de Mallorca, vendasit e Mallorcas fituan 1-0 kundër Las Palmas. Në këtë duel për 83 minuta në fushë ishte edhe Vedat Muriqi.
Suksesi i ishullorëve bën që Granada zyrtarisht të rrëzohet nga elita e futbollit spanjoll, ndërkohë që Mallorcas i duhen edhe dy pikë për të siguruar mbjetesën, nëse Cadiz fiton nesër me Getafen.
Goli i Gonzales në minutën e 29-të i dha tri pikë “Piratëve”, me Las Palmas që ka pesë ndeshje pa pikë.