Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Maluqis, shqiptari gati firmën në Akademinë e PSG-së: Dua fanelën kuqezi

21:38 / May 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2 5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Talentet shqiptarë i gjen kudo, mjaft që të kesh durim e guxim për t’i evidentuar ata. Sidomos në akademitë e njohura në Greqi, të rinjtë e talentuar shqiptar janë të shumtë, ku një ndër ta është Lefter Maluqis, i cili luan si mesfushor në qendër, në disa pozicione, duke bërë dhe “6-shin”, “8-shin”, apo dhe “10-tsh”.

Ai sapo ka lënë të 15-tat dhe ka një fizik për t’u admiruar, madje duke parë talentin e tij në fushë, apo dhe fizionominë fizike, Maluqis është nga më të spikaturit, duke u rritur në Akademinë e skuadrës së “Aris Patron” dhe në janar ishte afër firmës te Panathinaikos, por që menaxheri i tij Bruno Dodi i premtoi eksperienca dhe transferime në Europë.

Për shqiptarin e talentuar menaxheri ka menduar “piacën” dhe e ka transferuar tek Akademia e gjigantëve francezë PSG, ku Maluqis e ka kaluar provën dhe do të vijojë atje karrierën.

“Nëpërmjet menaxherit tim Bruno Dodi që është kujdesur shumë për mua këtë periudhë, unë isha shumë afër Panathinaikosit por për çështje letrash dhe nisur nga fakti që kam më shumë dëshirë që të luaj në një kampionat të njohur në Europë, vendosa të mos nxitohem. Kam disa ditë që kryej testime dhe me shumë gjasa e ardhmja ime do të jetë te PSG U-17, pasi unë akoma nuk kam mbushur të 16-tat dhe mendoj se këtu do të rritem shumë. E falënderoj shumë menaxherin tim Brunon, sepse dihet që PSG është “pjacë”, por edhe ëndërr për çdo të ri anembanë Botës dhe ky është një shans shumë i madh për mua dhe dua që ta shfrytëzoj, sepse ëndërra ime edhe pse unë kam lindur në Greqi është që të vesh fanelat kuqezi që nga U-16 e deri te Kombëtarja e madhe, kjo është një dëshirë e babait tim që kur isha fëmijë dhe nisa hapat e para në futboll”,– tha Lefteris Maluqis, shqiptari që do të vijojë të jetë pjesë e PSG U-17, në vijimin e karrierës së tij.

Menaxheri i njohur shqiptar vitet e fundit ka transferuar disa lojtar shqiptar, kryesisht të rinj të talentuar, në disa kampionate të Europës, si Greqi, Qipro, Turqi, Poloni, Skoci, Gjermani dhe Kroaci dhe padyshim që kalimi i Lefter Maluqisit te gjigantët francezë të PSG-së është me të vërtetë një transferim i bujshëm.

1 2

kuqezi Lefter Maluqis PSG
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.